“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

Raketat përdoren si në mënyrë ofensive, për të goditur objektiva, ashtu edhe në mbrojtje, për të ndërprerë sulmet iraniane. Burime për prestigjiozen amerikane Wall Street Journal theksojnë se në Uashington ka shqetësime në lidhje me numrin e raketave që i kanë mbetur ushtrisë amerikane. Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, mund të duhen nga tre deri në pesë vjet për prodhimin e një rakete të re, në varësi të llojit të raketës. Shtëpia e Bardhë dhe Pentagoni po u bëjnë presion kontraktorëve të mbrojtjes që ta përshpejtojnë këtë proces, por prodhimi mund të rritet vetëm deri në një nivel të caktuar. Prodhimi i një rakete është shumë më i ndërlikuar sesa prodhimi i një kositëseje bari. “Qeveria nuk dëshiron të zbulojë se sa raketa...