“Nuk lejohet të fluturojë as një zog”, masa ekstreme sigurie në Ankara për mbërritjen e Trump në Samitin e NATO-s
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të mbërrijë këtë të martë në Ankara për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, i cili do të zhvillohet më 7 dhe 8 korrik. Vizita e tij ka vënë në lëvizje një operacion të jashtëzakonshëm sigurie, me një delegacion amerikan prej rreth 1,000 personash dhe masa të paprecedenta të ndërmarra nga autoritetet turke dhe Shërbimi Sekret Amerikan. Sipas mediave turke, automjetet speciale që do të përdorë presidenti amerikan janë transportuar tashmë në kryeqytetin turk, ndërsa edhe helikopteri presidencial ka mbërritur i çmontuar për t’u montuar në vend. Hoteli ku do të akomodohet Trump është shndërruar në një zonë të fortifikuar. Agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan kanë kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e hotelit dhe në...
Burimi:
javanews.al