“Nuk kupton asgjë”, Trump shpërthen ndaj Netanyahut: Ndalo sulmet, mos mino paqen
Sipas raportimeve të fundit të mediave ndërkombëtare, presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar me tone të ashpra ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas një sulmi të kryer në periferitë e Bejrutit, zonë e konsideruar si bastion i Hezbollahut. Trump ka shprehur zemërim të fortë duke e quajtur vendimin e Izraelit të tepruar dhe të papërshtatshëm në një moment delikat diplomatik, ku po diskutohej një marrëveshje paqeje me Iranin. Në deklaratat e tij, Trump ka theksuar se sulmi nuk duhej të ndodhte, veçanërisht në një kohë kur, sipas tij, palët ishin afër një marrëveshjeje të rëndësishme me Teheranin. Ai ka pretenduar se veprimi ushtarak ka prishur përkohësisht ritmin e negociatave dhe ka shkaktuar tensione të reja mes aleatëve. Nga ana tjetër, zyrtarë izraelitë kanë reaguar duke...
Burimi:
javanews.al