“Nuk kemi nevojë për të, ndoshta do ta shkatërrojmë”/ Trump ndalet tek uraniumi i Iranit: Ata nuk mund ta kenë

“Nuk kemi nevojë për të, ndoshta do ta shkatërrojmë”/ Trump ndalet tek uraniumi i Iranit: Ata nuk mund ta kenë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur qëndrimin e tij të ashpër ndaj programit bërthamor të Iranit, duke deklaruar se Teherani nuk duhet të zotërojë armë bërthamore. Gjatë një deklarate publike, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë Iranin të pajiset me koka bërthamore dhe paralajmëroi masa të forta nëse kjo do të ndodhte. “Jo, jo. Do të kemi uranium të pasuruar në nivel të lartë. Nuk kemi nevojë për të, nuk e duam dhe ndoshta do ta shkatërrojmë. Por nuk do t’i lejojmë ta kenë, ose do të bëjmë diçka shumë drastike”, deklaroi Trump. Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit lidhur me programin bërthamor iranian dhe aktivitetet e pasurimit të uraniumit....