“Nuk ka shenja të shpërthimit të hantavirusit”/ Agjencia shëndetësore e OKB-së: Situata mund të ndryshojë
Pas evakuimit të pasagjerëve të fundit nga anija MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit, Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se nuk ka shenja për një shpërthim më të gjerë. Megjithatë, ai paralajmëroi se situata mund të ndryshojë dhe ka mundësi për raste të tjera të konfirmuara në javët e ardhshme. Anija MV Hondius u nis nga Tenerife të hënën dhe po udhëton drejt portit holandez të Rotterdamit, ndërsa dy fluturime me pasagjerët e fundit mbërritën të martën në Eindhoven, shkruan BBC. Tre persona kanë humbur jetën pas udhëtimit në anije. Një grua franceze dhe një spanjoll, të cilët u kthyen më parë në vendet e tyre, testuan pozitiv. Në total, OBSH ka konfirmuar 9 raste,...
Burimi:
top-channel.tv