Nuk i nënshtrohemi Amerikës/ Ministri izraelit bën thirrje për ndarje nga Trump dhe luftë

Nuk i nënshtrohemi Amerikës/ Ministri izraelit bën thirrje për ndarje nga Trump dhe luftë

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka kërkuar që vendi të vazhdojë operacionet ushtarake në Liban, duke theksuar se jetët e izraelitëve duhet të kenë përparësi absolute mbi çdo marrëveshje ndërkombëtare. Në takimin javor të fraksionit të partisë së tij “Fuqia Hebraike” (Otzma Yehudit) në Knesset, Ben-Gvir deklaroi se Kryeministri Benjamin Netanyahu duhet t’i thotë qartë presidentit amerikan Donald Trump se Izraeli “nuk mund ta përmbushë këtë marrëveshje” lidhur me Libanin. Ai shtoi se marrëveshja e propozuar nga Trump “nuk na detyron” dhe se Izraeli “nuk i nënshtrohet Shteteve të Bashkuara”. Qëndrimi radikal i ministrit ekstremist të djathtë ka provokuar reagime të ashpra ndërkombëtare. Javën e kaluar, zëvendëspresidenti amerikan JD Vance e kritikoi ashpër Ben-Gvirin dhe kritikët e tjerë izraelitë. “Cili është propozimi...