“Nuk i besojmë garancive dhe deklaratave verbale”, Ghalibaf: Duam veprime konkrete, nuk do të ndërmarrim asnjë hap nëse SHBA-ja nuk vepron e para

“Nuk i besojmë garancive dhe deklaratave verbale”, Ghalibaf: Duam veprime konkrete, nuk do të ndërmarrim asnjë hap nëse SHBA-ja nuk vepron e para

Kryenegociatori iranian, Mohammad Ghalibaf, deklaroi përmes një postimi në platformën X se Teherani nuk u beson garancive dhe deklaratave verbale të amerikanëve, por do të gjykojë mbi bazën e veprimeve konkrete. Ai theksoi se Irani nuk do të ndërmarrë hapa nëse pala tjetër, SHBA-ja nuk vepron e para. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara dhe Irani arritën të enjten një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit dhe heqjen e kufizimeve për transportin detar nëpër Ngushtica e Hormuzit. Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump ende nuk e ka miratuar marrëveshjen, ndërsa mediat shtetërore iraniane raportojnë se ajo nuk është finalizuar ende.   Top Channel