“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në një intervistë për Fox News se nuk i kishte nënvlerësuar aftësitë e Iranit. I pyetur nëse e kishte gjykuar gabim rezistencën e Iranit, Trump u përgjigj: “Nuk nënvlerësova asgjë. Ne i goditëm ata jashtëzakonisht fort. Shikoni, nuk i prekëm urat e tyre. As nuk i prekëm rrjetet e tyre të energjisë. Mund të shkatërrojmë gjithçka në dy ditë.” I pyetur se kur do të mbaronte konflikti, Trump u përgjigj: “Lufta e Vietnamit zgjati 19 vjet. Lufta e Irakut zgjati rreth një dekadë. Lufta Koreane zgjati shtatë vjet. Një tjetër zgjati 14 vjet. Një tjetër zgjati 12 vjet. Një tjetër zgjati nëntë vjet.”