“Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
Një nënë venezueliane ka vdekur ndërsa po shpëtonte vajzën e saj gjatë tërmeteve që goditën vendin, sipas bashkëshortit të saj, futbollistit Héctor Bello, dhe mediave lokale. Bello shkroi në Instagram se “dashuria e tij e çmuar”, e identifikuar nga mediat venezueliane si bashkëshortja e tij Andrea, i shpëtoi jetën fëmijës së tyre të vogël gjatë dy tërmeteve të fuqishme. “Do t’i tregoj historinë se si e shpëtove, dashuria ime – si dhe jetën tënde për vajzën tonë, si ishe një grua e guximshme që nuk e braktise kurrë, edhe kur more frymën e fundit”, shkroi ai në postimin e tij. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënoja për të gjetur të mbijetuar pas tërmeteve të dyfishta pranë kryeqytetit Karakas, që kanë lënë të paktën...
Burimi:
ntv.al