“Nuk dua të zgjatet armëpushimi”/ Situata në Lindjen e Mesme, Trump: Irani përveç marrëveshjes duhet të…
Në orët e fundit të armëpushimit, presidenti amerikan, Donald Trump, thekson se nuk do ta zgjasë atë, duke paralajmëruar Iranin për rikthimin e luftës, nëse nuk ulet në tryezën e bisedimeve. Udhëheqësi Suprem, Mojtaba Khamenei, i ka dhënë ‘OK’ delegacionit iranian për bisedimet me Shtetet e Bashkuara, por Islamabadi, kryeqyteti pakistanez ku parashikohet të zhvillohen bisedimet të mërkurën, tha se nuk ka marrë ende konfirmim zyrtar nga Teherani. Presidenti Donald Trump i kërkoi sërish Iranit të pranojë negociatat për t’i dhënë fund luftës, duke i paralajmëruar se Forcat Hapësinore Amerikane kanë vendosur kamera në çdo centimetër të objekteve të tyre bërthamore. Gjithashtu, Trump iu kërkoi udhëheqësve iranianë të lirojnë tetë vajza, që regjimi islamik thuhet se do të ekzekutojë para negociatave të paqes. “Do ta...
Burimi:
javanews.al