Një ish-zyrtar i CIA akuzohet për vjedhjen e shufrave të arit me vlerë 40 milionë dollarë
Një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) është akuzuar për vjedhjen e më shumë se 300 shufrave ari me vlerë mbi 40 milionë dollarë që i përkisnin qeverisë. Sipas të dhënave të gjykatës federale në Virginia, David Rush, një ish-zyrtar i CIA-s, u arrestua javën e kaluar me akuzën e “vjedhjes së fondeve publike”. Bazuar në dëshminë e një agjenti të FBI-së që hetonte rastin, Rush dyshohet se “kërkoi dhe mori shuma të konsiderueshme valutash të huaja dhe dhjetëra milionë dollarë shufra ari për shpenzime të lidhura me biznesin”. Nuk është e qartë se si planifikoi Rush t’i përdorte këto fonde, por një pjesë e parave u gjetën në një depo pranë zyrës së tij. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Rush...
Burimi:
vizionplus.tv