Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

Një dron fluturon pranë zonës së operimit në Aeroportin e Mynihut, pezullohen përkohësisht fluturimet

Fluturimet në Aeroportin e Mynihut, një nga nyjet më të rëndësishme ajrore në Gjermani, u ndërprenë përkohësisht mëngjesin e sotwm pas raportimeve për praninë e mundshme të një droni pranë zonës së operimit. Sipas mediave gjermane, mes tyre Focus Online dhe Bild, autoritetet aeroportuale vendosën të ndalonin lëvizjet ajrore për arsye sigurie, ndërsa nisën verifikimet për objektin e dyshimtë të konstatuar në hapësirën pranë aeroportit. Megjithatë, Focus Online raportoi pak më vonë se aktiviteti ajror kishte rifilluar dhe operimet po i ktheheshin gradualisht normalitetit. Deri në momentin e raportimeve, autoritetet e aeroportit dhe policia nuk kishin dhënë një reagim zyrtar lidhur me incidentin apo natyrën e saktë të alarmit. Ndërkohë, të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Aeroportit të Mynihut tregonin se një pjesë...