Ngrihet alarmi në Moskë, ja skenari që mund ta çojë Putinin drejt armëve bërthamore

Ngrihet alarmi në Moskë, ja skenari që mund ta çojë Putinin drejt armëve bërthamore

Rusia ka paralajmëruar se një sulm ndaj integritetit territorial të saj mund të çojë, në skenarin më ekstrem, edhe në përdorimin e armëve bërthamore. Deklarata u bë nga zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Sipas tij, kushtet në të cilat Rusia mund të përdorë armë bërthamore janë të përcaktuara qartë në doktrinën ushtarake të vendit dhe në dokumentet që rregullojnë politikën shtetërore për parandalimin bërthamor. “Çdo cenim i Rusisë dhe i integritetit të saj territorial nga agresorët, edhe nëse ata nuk zotërojnë armë bërthamore, mund të çojë, në rrethanat më të këqija të mundshme, në një përgjigje nga ana jonë me përdorimin e këtyre mjeteve”, deklaroi Ryabkov. Në të njëjtën kohë, zyrtari rus theksoi se Moska synon të...