Nga Trump te Meloni dhe Netanyahu, në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
Gazeta iraniane Hamshahri ka publikuar një grafikë të krijuar me inteligjencë artificiale, ku presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paraqiten me uniforma burgu, nën mbishkrimin: “Hakmarrja është e sigurt”. Në grafikë shfaqen gjithsej 13 figura politike dhe ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Europa, të cilat gazeta i paraqet si përgjegjëse për vrasjen e ish-liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, gjatë sulmit të përbashkët amerikano-izraelit që, sipas artikullit, shënoi nisjen e luftës më 28 shkurt. Mes zyrtarëve amerikanë të përfshirë në grafikë janë sekretari i Shtetit Marco Rubio, sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së, Brad Cooper, si dhe ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee. Vëmendje ka tërhequr edhe përfshirja e katër liderëve europianë: kryeministres italiane Giorgia Meloni,...
Burimi:
ntv.al