Nga SHBA-të te Europa, e djathta përdor krizën në Ceuta për të sulmuar Pedro Sanchez
Kriza e emigrantëve në Ceuta po shndërrohet në një përplasje të fortë politike ndërkombëtare, duke bashkuar liderë të së djathtës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Europa, Izraeli dhe Rusia në kritikat ndaj qeverisë spanjolle të kryeministrit Pedro Sánchez dhe politikave të saj për emigracionin. Presidenti amerikan Donald Trump e përdori situatën si argument në fushatën politike për zgjedhjet e ardhshme në SHBA. Gjatë një takimi në Camp David, ai paralajmëroi se një skenar i ngjashëm mund të ndodhë edhe në SHBA nëse humbasin zgjedhjet, duke fajësuar politikat “shumë tolerante” të Europës dhe demokratëve amerikanë për emigracionin e paligjshëm. Trump mbrojti masat e ashpra të administratës së tij në kufi, duke deklaruar se hyrjet masive të emigrantëve të parregullt përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare dhe...
Burimi:
javanews.al