Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
Kriza në industrinë automobilistike po i shtyn prodhuesit e mëdhenj të makinave drejt industrisë ushtarake. Pas lajmeve se Volkswagen po shqyrton prodhimin e pajisjeve për mbrojtjen ajrore, edhe gjiganti amerikan General Motors (GM) pritet të prodhojë pjesë për raketat e kompanisë Lockheed Martin. Sipas raportimeve, GM dhe Lockheed Martin po negociojnë prodhimin e komponentëve për raketa precize dhe raketa interceptuese, të cilat SHBA-të i ka përdorur në sasi të mëdha në konfliktet në Ukrainë, Lindjen e Mesme dhe së fundmi në Iran. Ky plan është pjesë e një strategjie të Pentagonit për të zgjeruar bazën industriale amerikane, duke përfshirë edhe fabrikat civile në prodhimin ushtarak. Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se kapaciteti prodhues është tashmë një element kyç i sigurisë kombëtare. Luftërat e viteve të fundit kanë treguar se kompanitë tradicionale të mbrojtjes nuk...
Burimi:
javanews.al