New York Times: SHBA shet armë me vlerë 8.6 miliardë dollarë Izraelit dhe partnerëve në Gjirin Persik

New York Times: SHBA shet armë me vlerë 8.6 miliardë dollarë Izraelit dhe partnerëve në Gjirin Persik

 New York Times   Nga Aaron Boxerman and Edward Wong Administrata Trump ka njoftuar shitje emergjente armësh me vlerë mbi 8.6 miliardë dollarë për partnerët në Lindjen e Mesme, ndërsa negociatat për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Izraelit me Iranin mbeten në ngërç, shkruan New York Times. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi shitjet përmes një serie deklaratash të premten në mbrëmje (1 maj). Këto shitje autorizojnë transferimin e raketave për Izraelin, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe pajisjeve të mbrojtjes ajrore për Katarin dhe Kuvajtin. Kujtojmë se vendet e Gjirit Persik kanë pësuar sulme të përsëritura me dronë dhe raketa balistike iraniane gjatë luftës mes SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Sipas marrëveshjes me Katarin, ky vend do të paguajë më shumë se 4 miliardë dollarë...