Netanyahu urdhëron IDF-në që të kontrollojë 70% të territorit të Gazës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot (28 maj) se kishte urdhëruar ushtrinë IDF që të merrte kontrollin e 70% të Rripit të Gazës. CNN raporton se gjatë një interviste në një konferencë në Bregun Perëndimor të pushtuar, Netanyahu tha se Izraeli po e “shtrëngon” litarin rreth Hamasit. “Tani jemi në 60% të territoreve të Rripit të Gazës. Ishim në 50%, kaluam në 60%,” tha ai. “Direktiva ime është të ecim përpara, ta çojmë hap pas hapi, para së gjithash në 70%. Le të fillojmë me këtë.” Ndërsa Netanyahu fliste, publiku i bëri thirrje atij të pushtonte të gjithë territorin e Gazës, raporton CNN. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) u kishin lëshuar harta organizatave ndërkombëtare humanitare në fund të prillit, të cilat tregonin se ushtria kontrollonte...
Burimi:
vizionplus.tv