Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godas Hazbollahun, IDF kërkon evakuimin e banorëve në Bejrut
Ushtria izraelite (IDF) ka lëshuar një urdhër evakuimi për banorët e lagjeve jugore të Bejrutit, ndërsa tensionet mes Izraelit dhe Hezbollahut vazhdojnë të përshkallëzohen. Disa orë më parë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë objektiva në periferitë jugore të Bejrutit, një bastion i Hezbollahut. Vendimi vjen në kuadër të zgjerimit të operacioneve ushtarake izraelite në Libanin jugor. Netanyahu deklaroi se urdhri për sulmet është dhënë si përgjigje ndaj asaj që Izraeli i konsideron shkelje të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollahu dhe sulme kundër qyteteve dhe qytetarëve izraelitë. “Për shkak të shkeljeve të përsëritura të armëpushimit në Liban nga organizata terroriste Hezbollah dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve tanë, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëruan ushtrinë izraelite të godasë objektiva...
Burimi:
top-channel.tv