Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin, por të mos hezitojë të përdorë forcën
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Presidentit amerikan Donald Trump duhet t’i jepet mundësia të shterojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Iranin përmes negociatave, veçanërisht për çështjen bërthamore. “Mendoj se Presidentit Trump duhet t’i jepet mundësia të shterojë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje, veçanërisht për çështjen bërthamore, përmes negociatave. Por ai sigurisht nuk ngurron të përdorë forcën kur Irani shkel angazhimet e tij”, tha kryeministri Benjamin Netanyahu. “Izraeli është mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për faktin që ne bashkuam forcat për të parandaluar Iranin të siguronte armë bërthamore, të cilat përbënin një kërcënim të menjëhershëm jo vetëm për ne, por për të gjithë Perëndimin”, shtoi Netanyahu. “Lindsey gjithmonë më thoshte se ne duhej të vepronim, përpara se Irani të vepronte...
Burimi:
vizionplus.tv