Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje

Netanyahu sulmon kryebashkiakun e New York-ut: Po nxit urrejtje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj deklaratave të kryebashkiakut të New York-ut, Zohran Mamdani, duke e akuzuar atë për “nxitje të urrejtjes” dhe për përçarje të komuniteteve në qytet. Në një intervistë për Fox News, Netanyahu tha se do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë vjeshtë në New York, pavarësisht deklaratave të mëparshme të Mamdanit se do ta arrestonte në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). “Nuk jam i shqetësuar. Ai duhet të jetë kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, hebrenjve, myslimanëve, të krishterëve dhe të gjithëve, jo të nxisë përçarje mes tyre“, u shpreh Netanyahu. Deklaratat e tij erdhën pasi Mamdani pranoi javën e kaluar se nuk ka kompetenca ligjore për të zbatuar urdhër-arrestin e ICC-së...