Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi i kërcënimit iranian është i domosdoshëm për sigurinë e Izraelit. “Sulmimi i Iranit është si heqja e kancerit nga trupi juaj. Nëse nuk e hiqni kancerin, do të vdisni”, ka thënë Netanyahu. Deklarata e tij vjen në një periudhë të tensioneve të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa të dyja palët kanë shkëmbyer kërcënime të drejtpërdrejta. Netanyahu ka përsëritur disa herë se programi bërthamor iranian, zhvillimi i raketave dhe ndikimi rajonal i Teheranit përbëjnë një kërcënim ekzistencial për Izraelin. Sipas tij, veprimet ushtarake kundër Iranit synojnë të parandalojnë një rrezik më të madh në të ardhmen. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane kanë akuzuar Izraelin për...