Netanyahu për Iranin: Po luajnë me zjarrin…

Netanyahu për Iranin: Po luajnë me zjarrin…

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka dërguar një mesazh të fortë ndaj Teheranit, duke deklaruar se opsioni ushtarak mbetet ende i hapur, në një kohë kur negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor ndodhen në ngërç dhe tensionet në Lindjen e Mesme vijojnë të jenë të larta. Në një intervistë për CNBC, Netanyahu e cilësoi situatën aktuale si një “lojë taktike” dhe tha se Irani është plotësisht i vetëdijshëm për qëndrimin e Uashingtonit. “Irani e di atë që ka deklaruar Presidenti Trump, se nëse është e nevojshme do të ketë një rikthim të plotë të operacioneve ushtarake. Vendimi i takon presidentit, por Izraeli është gati dhe forcat amerikane janë gjithashtu gati”, u shpreh ai. Kreu i qeverisë izraelite akuzoi udhëheqjen iraniane se po...