Netanyahu: Izraeli synon të heqë gradualisht varësinë nga ndihma ushtarake amerikane
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se synon ta largojë gradualisht vendin nga ndihma ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme. Në një intervistë për mediat e huaja Netanyahu tha se dëshiron të “zerojë” aspektin financiar të bashkëpunimit ushtarak mes SHBA dhe Izraelit. “Dua ta reduktoj në zero mbështetjen financiare amerikane, anën financiare të bashkëpunimit ushtarak që kemi”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk dëshiron të presë një Kongres të ardhshëm amerikan për të nisur këtë process. Sipas Netanyahut, ka ardhur koha që marrëdhënia ekonomike dhe ushtarake mes dy aleatëve të rishikohet dhe të përshtatet me realitetet e reja strategjike. Deklarata vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe debatesh në SHBA mbi nivelin e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Izraelin. Sipas tij, Izraeli...
Burimi:
opinion.al