Netanyahu hedh poshtë spekulimet për tërheqje nga zgjedhjet e ardhshme, partia e tij konfirmon se do kërkojë mandatin e dytë radhazi si kryeministër
Benjamin Netanyahu do të kërkojë rizgjedhjen si kryeministër i Izraelit në zgjedhjet e këtij viti, njoftoi partia e tij të mërkurën, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse kryeministri izraelit do të kandidonte përsëri. Në një deklaratë të shkurtër, partia Likud e Netanyahut tha se ai “do të kandidojë në zgjedhje dhe, me vullnetin e Zotit, do të fitojë”. Zgjedhjet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, por pritet të mbahen deri në tetor. Më parë u raportua se Trump kishte thënë se nuk e dinte nëse Netanyahu do të kandidonte. “Nuk e di, ai ka pasur një karrierë të mrekullueshme. A dëshiron të vazhdojë?”, i tha Trump një gazetari Zgjedhjet izraelite do të jenë të parat që nga sulmi i...
Burimi:
top-channel.tv