Nën masa të rrepta sigurie transferohen 9 gangsterë të rrezikshëm, mes tyre narkosi shqiptar

Nën masa të rrepta sigurie transferohen 9 gangsterë të rrezikshëm, mes tyre narkosi shqiptar

Një operacion i gjerë sigurie, i koduar “Cancerbero”, është zhvilluar në Kili për transferimin e nëntë të burgosurve me rrezikshmëri të lartë nga burgjet e Santiagos drejt burgut La Laguna në Talca. Operacioni u koordinua nga Xhandarmëria kiliane, me mbështetjen e Karabinierëve dhe PDI-së, ndërsa zhvillimi i tij u transmetua drejtpërdrejt nga Presidenca. Mes personave të transferuar ndodhen drejtues dhe anëtarë të organizatave kriminale transnacionale, përfshirë Tren de Aragua, Los Pulpos dhe Los Espartanos, si dhe persona të lidhur me rrjete kriminale kineze dhe shqiptare. Në listën e të transferuarve është edhe shqiptari 58-vjeçar Viktor Gjini, i dënuar me 10 vite burg për trafik ndërkombëtar droge. Sipas hetimeve të autoriteteve kiliane, Gjini drejtonte në vitin 2023 një organizatë që dyshohet se trafikonte kokainë drejt Holandës...