“Negociatat po përparojnë”, Trump: Putin dhe Zelensky duan t’i japin fund luftës
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se si presidenti rus Vladimir Putin ashtu edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duan t’i japin fund luftës në Ukrainë, duke shprehur optimizëm se negociatat po bëjnë përparim më të madh se sa e kuptojnë shumë vëzhgues. “Epo, unë mendoj se ai (Putin) ndjen presion. Ai dëshiron ta përfundojë atë, dhe Ukraina dëshiron ta përfundojë atë, dhe ne jemi në bisedime, dhe do të shohim nëse mund ta mbyllim”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. Trump tha se ka besim në përpjekjet diplomatike, duke shtuar se beson që një zgjidhje e konfliktit mund të jetë më afër se sa kuptohet publikisht. “Mendoj se po afrohemi shumë më tepër se sa e kuptojnë njerëzit. Presidenti Putin dëshiron ta përfundojë....
Burimi:
vizionplus.tv