Negociatat për fundin e luftës në Lindjen e Mesme, mediat iraniane: S`ka marrëveshje me SHBA-në, as memorandum mirëkuptimi
Nuk është arritur asnjë marrëveshje përfundimtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, raportojnë mediat shtetërore iraniane, të cilat hedhin poshtë pretendimet e disa agjencive ndërkombëtare se ka një dakordësi mes dy vendeve për fundin e konfliktit. Shtypi në Teheran i mohoi raportimet se marrëveshja është finalizuar apo se ndodhet në pritje të miratimit politik nga nivelet më të larta. Më herët, agjenci ndërkombëtare si Reuters, Associated Press dhe Axios pohuan duke cituar burime zyrtare, se një draft-marrëveshje ishte vendosur në tryezën e presidentit amerikan, Donald Trump, për miratim përfundimtar. Sipas këtyre njoftimeve, marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më strategjike detare në botë për transportin e naftës. Megjithatë, agjencia iraniane Tasnim deklaroi se një tekst përfundimtar i memorandumit...
Burimi:
top-channel.tv