Ndryshojnë rregullat për marrjen e kartës jeshile në SHBA, aplikantët duhet të largohen nga SHBA gjatë procesit

Ndryshojnë rregullat për marrjen e kartës jeshile në SHBA, aplikantët duhet të largohen nga SHBA gjatë procesit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar një ndryshim të madh në politikën e emigracionit, duke kërkuar që personat që aplikojnë për kartë jeshile të largohen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë procesit të aplikimit. Sipas rregullit të ri të publikuar të premten nga autoritetet amerikane të emigracionit, aplikantët për qëndrim të përhershëm ligjor do të duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës për të përfunduar procedurat dhe për të aplikuar për vizën përkatëse. Vendimi pritet të prekë qindra mijëra emigrantë të ligjshëm që jetojnë dhe punojnë aktualisht në SHBA, pasi shumë prej tyre mund të detyrohen të lënë familjet, punët dhe komunitetet e tyre për muaj apo edhe vite, derisa procesi të përfundojë. Procesi për marrjen e kartës jeshile konsiderohet...