Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Ndryshime në majën e pushtetit në Lituani, jep dorëheqjen kryeministrja

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė ka dhënë dorëheqjen së bashku me kabinetin e saj, duke përmbyllur një mandat 10-mujor në krye të qeverisë. Ajo pritet të rikthehet në qeverinë e re si ministre e çështjeve sociale, në një kabinet që sipas mediave vendase pritet të drejtohet nga Mindaugas Sinkevičius, i cili do të ishte kryeministri i tretë socialdemokrat pas zgjedhjeve të vitit 2024. Në deklaratën e saj pas mbledhjes së fundit të kabinetit, Ruginienė u shpreh se “në politikë asgjë nuk është e përhershme” dhe se çdo mandat është i kufizuar në kohë, duke shtuar se qeveria e saj ka shfrytëzuar në mënyrën e duhur periudhën në detyrë. Mandati i saj u shoqërua nga disa kriza, përfshirë incidente me kontrabandë me balona, shkelje me dronë,...