Ndodh sërish në Turqi, 4 të vrarë me armë zjarri! 17-vjeçari hyn në restorant dhe hap zjarr ndaj njerëzve
Një person i armatosur ka hapur zjarr në jug të Turqisë, duke vrarë katër persona, raportojnë mediat lokale. Tetë persona të tjerë janë plagosur në distriktin Tarsus, në provincën Mersin, sipas gazetës turke Hürriyet dhe CNN Türk. Sipas raportimeve, të shtënat e së hënës nisën në një restorant, ndërsa i dyshuari më pas u largua me makinë. Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit të sulmit. Kujtojmë se më 15 prill, të paktën katër persona mbetën të vdekur dhe rreth 20 të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një gjimnaz në një nga rajonet jugore të Turqisë.
Burimi:
javanews.al