Ndodh në Itali! Një borxh prej 30 eurosh çon në vrasjen e një 68-vjeçari
Një zënkë banale për një shumë prej vetëm 30 eurosh dyshohet se ka qenë shkaku i vrasjes barbare të Michelangelo Scamarcia-s, 68-vjeçarit trupi i të cilit u gjet i dekompozuar brenda një dyqani në lagjen Carbonara të Barit. Policia italiane ka vënë në pranga autorin e dyshuar, një shtetas kinez 42-vjeçar, i identifikuar si Wei Lin. Sipas rindërtimit hetimor të Karabinierëve, ngjarja ka zanafillën te një marrëveshje mes viktimës dhe pronarit të dyqanit “Moda Casa”. Viktima kishte rënë dakord me Lin që të kryente një transaksion fiktiv prej 600 eurosh përmes terminalit POS të dyqanit, duke përdorur “Kartën e Përfshirjes” (një formë asistence sociale që nuk lejon tërheqjen e parave cash). Në këmbim, 42-vjeçari duhej t’i kthehej 530 euro në dorë, duke mbajtur 70 euro...
Burimi:
javanews.al