Ndërron jetë “Samara” e “The Ring” në moshën 35-vjeçare
Daveigh Chase, aktorja që u bë e famshme në mbarë botën si Samara në “The Ring” dhe që i dha zërin personazhit të dashur Lilo në “Lilo & Stitch”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare. Lajmi për vdekjen e aktores ka shkaktuar trishtim të madh në botën e kinemasë dhe televizionit. Aktorja ndërroi jetë të martën (16 qershor) pas komplikacioneve të rënda shëndetësore, sipas informacioneve të publikuara nga TMZ. Sipas partnerit të saj, Roy Hernandez, aktorja humbi jetën si pasojë e meningjitit dhe një infeksioni të rëndë në gjak. Mësohet se Chase ishte shtruar më herët gjatë muajit në një spital në Los Angeles për shkak të kequshqyerjes së rëndë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë javëve të fundit. Hernandez tregoi se...
Burimi:
javanews.al