Ndahet nga jeta Patrizia Caselli, prezantuesja që la televizionin për të ndjekur pas ish-kryeministrin italian Bettino Craxi
Patrizia Caselli, një nga figurat më të njohura të televizionit italian gjatë viteve ’80 dhe ’90, është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare. Aktorja, këngëtarja dhe prezantuesja e njohur kishte zbuluar vetë në vitin 2024 se vuante nga kanceri në mushkëri, një sëmundje me të cilën po përballej prej kohësh. E lindur në Udine më 13 maj 1960, Caselli e nisi karrierën në reklama dhe kinematografi, duke bashkëpunuar edhe me regjisorin e njohur Nanni Loy. Popullaritetin më të madh e fitoi në televizionet private të Lombardisë, ku u kthye shpejt në një nga fytyrat më të dashura për publikun. Një nga momentet më të rëndësishme të karrierës së saj ishte puna në Telealtomilanese përkrah Walter Chiarit, me të cilin pati edhe një lidhje sentimentale që...
Burimi:
top-channel.tv