Ndahet nga jeta legjenda e muzikës Bonnie Tyler, këngëtarja e hitit “Total Eclipse of the Heart”
Këngëtarja e njohur Bonnie Tyler, e cila u bë e famshme në mbarë botën me hite si “Total Eclipse of the Heart”, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Sipas informacionit të publikuar, artistja kishte kaluar një ndërhyrje urgjente në zorrë gjatë muajit maj në Portugali, pas së cilës ishte vendosur në koma të induktuar. Muajin e kaluar, zëdhënësi i saj kishte njoftuar se ajo kishte dalë nga koma, por vazhdonte të ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nën kujdes intensiv. Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të këngëtares thuhet se Bonnie Tyler ndërroi jetë papritur mbrëmjen e kaluar në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej. “Familja dhe ekipi i Bonnie-s me hidhërim të thellë njoftojnë...
Burimi:
javanews.al