NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk ndikon në aftësitë mbrojtëse

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa nuk ndikon në aftësitë mbrojtëse

Komandanti i lartë i NATO në Europë, gjenerali amerikan Alex Grinkewitz, deklaroi se tërheqja e paralajmëruar e forcave amerikane nga Europa nuk do të ndikojë në aftësitë mbrojtëse të Aleancës. Duke folur për mediat, Grinkewitz komentoi vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të tërhequr rreth 5 mijë ushtarë amerikanë të stacionuar në Gjermani. “Mund të theksoj se ky vendim nuk ndikon në zbatimin e planeve tona rajonale në sektorin e mbrojtjes”, deklaroi ai. Sipas gjeneralit amerikan, ndërsa vendet aleate forcojnë kapacitetet e tyre ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të reduktojnë gradualisht praninë e tyre ushtarake në Europë dhe t’i zhvendosin forcat drejt prioriteteve të tjera globale. “Ndërsa aleatët ndërtojnë kapacitetet e tyre, SHBA-të mund të tërheqin disa nga forcat e veta dhe...