Nata e yjeve të filmit në Kanë, festivali i filmit mbyllet mes shkëlqimit, filmave të rinj dhe debateve për AI
Festivali i Filmit në Kanë po shkon drejt mbylljes këtë të shtunë me ceremoninë tradicionale të ndarjes së çmimeve, pas dy javësh të mbushura me premiera botërore, tapete të kuq, yje të kinemasë dhe debate të forta në industrinë e filmit. Një nga momentet më emocionale të këtij edicioni ishte ribashkimi i kastit origjinal të “The Fast and the Furious”, ku Vin Diesel, Michelle Rodriguez dhe Jordana Brewster u ngjitën në skenë për të kujtuar 25-vjetorin e filmit dhe për të nderuar aktorin e ndjerë Paul Walker. Në garën e duartrokitjeve të famshme të Kanës, rekordin e këtij viti e mori filmi spanjoll “La Bola Negra”, i cili u prit me 16 minuta ovacione nga publiku. Aktori spanjoll Javier Bardem tërhoqi vëmendjen me deklaratat e...
Burimi:
top-channel.tv