Muzetë e Francës nuk gjejnë qetësi! Vidhen bizhuteri me vlerë deri në 4 mln euro nga ‘Lalique’
FOTO ILUSTRUESE FRANCË-Një tjetër grabitje e bujshme ka tronditur Francën, pasi bizhuteri me vlerë deri në 4 milionë euro janë vjedhur nga Muzeu Lalique në Wingen-sur-Moder, në verilindje të vendit. Sipas autoriteteve, autorët hynë me forcë në muze rreth orës 05:30 të mëngjesit të së dielës dhe shkuan direkt në sallën ku ekspozoheshin bizhuteritë. Gjatë grabitjes u vodhën rreth 20 bizhuteri, ndërsa dëmi ekonomik është ende duke u vlerësuar, por besohet se arrin në disa milionë euro. Pas ngjarjes, drejtuesit e muzeut njoftuan se institucioni do të mbetet i mbyllur për disa ditë, ndërsa vijojnë hetimet. Edhe pse sistemi i alarmit u aktivizua, në vendngjarje mbërriti fillimisht një punonjës pastrimi, i cili konstatoi vjedhjen dhe njoftoi menjëherë policinë. Muzeu Lalique, i hapur në vitin 2011...
Burimi:
zeri.ai