Moti i tërbuar nuk i ndal “Gjelat”! 2 orë ndërprerje, 3 gola dhe një Mbappe që “kërcënon” rekordin absolut të Messit
Franca ka regjistruar një fitore bindëse 3-0 ndaj Irakut në një ndeshje që do të mbahet mend gjatë për dramën e saj, pasi u ndërpre për rreth 2 orë për shkak të kushteve të vështira klimaterike në Filadelfia. Përkundër ndërprerjes së gjatë për shkak të rrufeve, “Gjelat” e nisën takimin me ritëm të lartë dhe gjetën avantazhin që në minutën e 14-të falë Kylian Mbappe, i cili shënoi në ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e përfaqësueses. Pas pezullimit që zgjati gati dy orë për arsye sigurie, pasi stacioni meteorologjik konfirmoi rrezikun e rrufeve në perimetrin e stadiumit, takimi rinis rreth orës 02:00 me kohën tonë lokale. Franca vazhdoi dominimin e saj dhe në minutën e 54-të, Kylian Mbappe realizoi golin e tij të...
Burimi:
ntv.al