Moska kundër Uashingtonit? Lavrov: Trump-it tani nuk i beson më as Rusia, as Ukraina
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, i akuzoi Shtetet e Bashkuara për vazhdimin e politikave armiqësore të administratës Biden, teksa u ankua se dialogu me presidentin amerikan Donald Trump nuk ka prodhuar deri më tani asnjë marrëveshje të prekshme. Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, Lavrov shprehu shqetësimin se Uashingtoni nuk po i zbut sanksionet ndaj Moskës. Edhe pse Shtëpia e Bardhë përdor “fjalët e duhura” për projektet teknologjike dhe energjetike me përfitime reciproke, në realitet, nuk ka pasur veprime konkrete, u shpreh ai. “Sipas praktikës, përveç këtij dialogu të rregullt që është normal në komunikimin midis njerëzve dhe shteteve, çdo gjë tjetër është njësoj me linjën që nisi ish presidenti Biden”, deklaroi kreu i diplomacisë ruse sipas The Moscow Times. Lavrov u shpreh...
Burimi:
top-channel.tv