Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

Moska kërkon dialog, por kush flet në emër të Europës?

Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, pasi njoftimi gjatë samitit të BE-së se zyra e tij ka hapur kanale komunikimi me Moskën shkaktoi kritika nga disa vende anëtare. Sipas burimeve në Berlin, ky veprim u cilësua si “i pakoordinuar” dhe “joprofesional”, pasi nuk kishte pasur konsultime paraprake me shtetet e tjera të Bashkimit Europian. Costa sqaroi se nuk ka pasur ende bisedime konkrete me Rusinë, por vetëm përpjekje për të krijuar kanale komunikimi që mund të shërbejnë si bazë për negociata të mundshme në të ardhmen. Kancelari gjerman Friedrich Merz shmangu komentet e drejtpërdrejta për veprimin e Costës, por theksoi se çdo proces paqeje duhet të përfshijë Ukrainën, Rusinë, Europën dhe Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, mbetet ende e paqartë...