“Mos bëni kot presion”, ministri iranian: Jemi afër paqes, por Hormuzin e zotërojmë ne

“Mos bëni kot presion”, ministri iranian: Jemi afër paqes, por Hormuzin e zotërojmë ne

Ministri i Jashtëm Iranian tha se bisedimet bërthamore me Shtetet e Bashkuara do të zhvillohen vetëm në një fazë të mëvonshme. Ai tha se marrëveshja e përkohshme do të përfshinte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe përfundimin e konflikteve në fronte të shumta, duke shtuar se një memorandum mirëkuptimi ende nuk ishte nënshkruar dhe mund të ndryshojë nga momenti në moment. “Këto negociata, do të çojnë në përfundimin e luftës. Në marrëveshjen aktuale, e cila quhet memorandum mirëkuptimi dhe njihet si Memorandumi i Islamabadit, fundi i luftës shpallet në të gjitha frontet, duke përfshirë Libanin. Unë e kam thënë këtë shumë herë: ne kurrë nuk e kemi harruar Libanin në këtë luftë, sepse Libani dhe Hezbollahu i Libanit, në asnjë rast, nuk do ta kemi...