Mister në New York/ Persona të dyshimtë dalin nga pusetat, policia në alarm
Policia e New York-ut ka nisur një hetim për një fenomen të pazakontë që po shqetëson autoritetet dhe banorët: grupe personash që shfaqen duke dalë nga pusetat e kanalizimeve në zona të ndryshme të qytetit, gjatë orëve të natës. Rasti ka marrë vëmendje pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale, ku shihen individë që dalin nga sistemi i kanalizimeve dhe më pas largohen pa lënë gjurmë. Në një deklaratë për mediat, Departamenti i Policisë së New York-ut bëri të ditur se njësitë speciale të emergjencës kanë kryer kontrolle të detajuara në rrjetin e kanalizimeve për të verifikuar nëse ka ndonjë rrezik për publikun. “Oficerët tanë hynë në sistem për t’u siguruar që nuk ishte lënë asgjë e dyshimtë apo e rrezikshme, por nuk u...
Burimi:
syri.net