“Minohet” marrëveshja! SHBA godet Iranin me raketa, bota mban frymën për Hormuzin
SHBA-të kanë ndërmarrë sulme të reja ndaj objektivave iraniane në jug të Iranit, duke goditur baza raketore dhe mjete detare që dyshohet se po vendosnin mina në zonën e Ngushticës së Hormuzit. Komanda Qendrore Amerikane deklaroi se operacioni u krye në kuadër të “vetëmbrojtjes” dhe kishte për qëllim mbrojtjen e trupave amerikane nga kërcënimet e forcave iraniane. Zëdhënësi i saj, kapiteni Tim Hawkins, tha se ushtria amerikane “vazhdon të mbrojë forcat e saj duke treguar përmbajtje gjatë armëpushimit në fuqi”. Nga ana tjetër, Irani ende nuk ka reaguar zyrtarisht ndaj sulmeve të fundit. Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baqai, deklaroi se bisedimet për një marrëveshje mes Teheranit dhe Uashingtonit kanë bërë përparim, por një dakordësi finale “nuk është ende afër”. Pas sulmeve,...
Burimi:
javanews.al