Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia
Pas 2 orësh e gjysmë ndjekje, policia bëri të mundur kapjen e katër personave që dyshohet se ndodheshin në bordin e jahtit misterioz, nga ku u qëllua me armë zjarri në ajër. “Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u bë e mundur ndalimi i jahtit në det, përballë Himarës, si dhe shoqërimi i tij së bashku me personat që ndodheshin në bord, konkretisht shtetasit B. C., 31 vjeç, L. H., 31 vjeç, A. K., 49 vjeç dhe P. Gj., 60 vjeç”, thuhet në njoftimin e dytë të bluve mbi rastin. Ngjarja u raportua rreth orës 21:00 të së dielës, kur të shtënat me armë zjarri u dëgjuan në të gjithë Palasën. Shërbimet e Policisë Kufitare, Njësia Policore Detare, Delta Forcë, shërbimet e Komisariatit të...
Burimi:
javanews.al