Ministrja angleze jep dorëheqjen nga posti, zbulohet letra dhe kërkesa ndaj Keir Starmer

Ministrja angleze jep dorëheqjen nga posti, zbulohet letra dhe kërkesa ndaj Keir Starmer

Një ministre angleze ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Keir Starmer, duke i kërkuar kryeministrit të “caktojë një afat kohor për një tranzicion të rregullt”. Miatta Fahnbulleh, e cila shërbeu si ministre e komuniteteve, është ministrja e parë e qeverisë që jep dorëheqjen nga puna për shkak të humbjes së zgjedhjeve. Ajo shkruan në një postim në X se ia dërgoi letrën e dorëheqjes kryeministrit këtë mëngjes. Letra e plotë e dorëheqjes së ministres: I nderuar Kryeministër, Po shkruaj për të paraqitur dorëheqjen time si Ministër për Decentralizimin, Fenë dhe Komunitetet. Jam krenare për punën që kam bërë në këtë Qeveri. Së pari si Ministër për Konsumatorët e Energjisë, ku sigurova zbritje në faturat e energjisë për 6 milionë familje dhe nisa Planin tonë për...