Ministria e Jashtme: Irani iu përgjigj propozimit të fundit të SHBA!
Irani i është përgjigjur propozimit të fundit të SHBA-së, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esamil Baqaei, duke theksuar se bisedimet midis dy vendeve janë duke vazhduar, të ndërmjetësuara nga Pakistani, raporton ANSA. "Edhe pse Shtetet e Bashkuara e hodhën poshtë në mënyrë të qartë këtë projekt (iranian), ne kemi marrë një numër komentesh dhe amendamentesh nga pala pakistaneze. Ne i kemi shqyrtuar propozimet dhe, siç u njoftua dje, i kemi komunikuar pikëpamjet tona palës amerikane", vuri në dukje Baqaei gjatë një konference për shtyp, raportojnë mediat ndërkombëtare. Pakistani e ka ndarë propozimin e rishikuar të Iranit me Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters në faqen e saj të internetit, duke cituar një burim pakistanez, ndërsa bisedimet e paqes duket se mbeten të bllokuara. "Nuk...
Burimi:
syri.net