Ministri izraelit shpallet “non grata” në Francë, zbardhen detajet nga vendimi drastik

Ministri izraelit shpallet “non grata” në Francë, zbardhen detajet nga vendimi drastik

Franca ka ndaluar hyrjen në territorin e saj të ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, pas publikimit të pamjeve ku ai tallej me aktivistët e arrestuar të flotiljes “Global Sumud”. Vendimi u bë publik nga ministri i Jashtëm francez, Jean-Noul Barrot, i cili deklaroi se sjellja e Ben-Gvir ishte e papranueshme dhe cenonte dinjitetin njerëzor të qytetarëve francezë dhe europianë. Ngjarja ndodhi pasi forcat detare izraelite ndaluan flotiljen në ujërat ndërkombëtare pranë Qipros dhe arrestuan rreth 430 pjesëmarrës. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, aktivistët shiheshin të gjunjëzuar, me sy të lidhur dhe duar të prangosura, ndërsa Ben-Gvir tallej me ta. Pamjet shkaktuan reagime të forta ndërkombëtare dhe zemërim në disa vende europiane. Franca, Italia, Holanda, Kanadaja dhe Spanja thirrën ambasadorët izraelitë për...