8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

8 orë në zyrë nuk garantojnë produktivitetin, ja modeli i ri i punës

Modeli tradicional “08:00 me 17:00” vazhdon të jetë norma për një pjesë të madhe të tregut të punës në Shqipëri, por mënyra se si matet puna po ndryshon gradualisht. Në profesionet ku rezultati ka më shumë rëndësi se prania fizike, numri i orëve të kaluara në zyrë po humbet peshë përballë cilësisë, objektivave dhe produktivitetit. Puna hibride, teknologjia dhe kërkesa për më shumë fleksibilitet kanë sjellë një qasje të re, sidomos në profesionet intelektuale. Një punonjës mund të jetë fizikisht në zyrë për tetë orë, por kjo nuk garanton domosdoshmërisht produktivitet. Në të njëjtën kohë, një detyrë komplekse mund të përfundohet në më pak kohë dhe jashtë zyrës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se orari tradicional po zhduket. Në profesione ku prania fizike është...