Ministri i Jashtëm i Iranit: Shkeljet e armëpushimit nga SHBA, pengesë për procesin diplomatik
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i tha homologut të tij pakistanez, Ishaq Dar, se “shkeljet e vazhdueshme të armëpushimit nga SHBA-të” janë një pengesë e madhe për vazhdimin e procesit diplomatik. Sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Araqchi e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede telefonike me Dar-in. Ai theksoi se SHBA-të kanë shfaqur “mosbesim” dhe mungesë serioziteti në diplomaci, duke përmendur kërcënime ndaj porteve, brigjeve dhe anijeve iraniane, kërkesa të paarsyeshme dhe shkelje të armëpushimit (përfshirë bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit dhe kapjen e një anijeje iraniane). Araqchi shtoi se Irani, duke marrë parasysh të gjitha aspektet, do të vendosë se si të veprojë më tej, por do të mbrojë me të gjitha mjetet interesat kombëtare dhe sigurinë...
Burimi:
javanews.al